“Kryeministri Edi Rama ka caktuar vëllain e tij Olsi Rama për të pastruar paratë e pista.”
Deklarata është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook.
Në denoncimin e tij, teksa publikon edhe disa dokumente, ish-Kryeministri Berisha thotë se jashtë çdo lloj norme ligjore, Kryeministri Rama i ka caktuar kompanisë së Olsi Ramës, kontrollin mbi paratë e lojërave të fatit.
Statusi i plotë:
Edvin Kristaq Bixhozi ia beson vella Olsit lojerat e larjes se parave te tij te pista!
Te dashur miq, keto dite Edvin Kristaq Bixhozi arriti te shtjere perfundimisht ne dore lojrat e fatit ne mbare Shqiperine.
Dokumentat zyrtare faktojne se ai kete kanal te larjes se parave te zeza ia besoi vellait te tij, trafikantit te kokaines Olsi Rama. Kjo u be ne shkelje te ćdo ligji mbi prokurimet dhe konfliktin e interesit.
Keshtu tani pas emerimit te bashkshortes zj Linda Rames ne drejtimin e bankes familjare te regjistruar off shore si kanal i larjes se parave te vjedhura, ryshfeteve dhe droges nga familja Rama, tani ata vendosen ne kontrollun e tyre te plote kanalin tjeter per larjen e parave te pista!
Ketu me poshte keni analizen e eksperti te bazuar ne dokumenta qe deshmojne se si Rama i besoi ne kundershtim me çdo ligj kompanise te vella Olsit kontrollin e lojrave te fatit dhe dokumentat perkatese! sb
“Shoqeria fituese, do te ndertoje dhe mirembaje kete sistem. Cdo subjekt i lojrave te fatit, do te paguaje nje fee per cdo pajisje, fee, e cila do te perfitohet nga koncesionari, per investimin dhe mirembatjen e kryer nga ai. Pavaresisht se emertimi, nuk eshte i tille, kjo kontrate ka shume elemente te njejte me ate te koncesionit.
Permbledhje mbi procedurën përzgjedhëse të operatorit që do të ndërtojë sistemin e Monitorimit të Lojrave të Fatit Online
Në dhjetor të 2015, pas shume shtyrjesh u miratua ligji i ri “Për lojrat e fatit”. Në nenin 48/2 të tij parashikohet se Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorit që do të ndërtojë sistemin qendror të monitorimit online, autoritetin përgjegjës që do të kryejë procedurat e përzgjedhjes, si dhe tarifën e mirëmbajtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara.
Në bazë të kësaj dispozite, me VKM nr. 647, datë 14.09.2016, u përcaktuan kriteret e përzgjedhjes së operatorit që të do të ndërtojë sistemin e e monitorimit, si dhe Ministria e Financave, si autoriteti përgjegjës për zhvillimin e procedurës përzgjedhëse.
Ministria e Financës shpalli procedurën përzgjedhëse për t’u zhvilluar në datë 12.01.2017, datë e cila e shty për në 23.01.2017.
Nga ana tjetër, Endri Meksi, ortak i shoqërisë “PEGASUS COMMUNICATIONS” shpk, e regjistruar më 20/05/2014, me ortakë Olsi Ramën (35%) dhe Endri Meksin (35%) dhe Amant Josifin (30%), në datën 17.01.2017 (pra pak dita para hapjes së ofertave) ia shet pjesën e tij (35%) një të treti dhe mbetet vetëm administrator, së bashku me Olsi Ramën, në këtë shoqëri.
Në garë morën pjesë vetëm dy JV (joint ventures): 1. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportwetten”GmbH &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking”shpk. (fituesi) 2. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft”GmbH &“Comtrade” d.o.o &“Starsat International” shpk & “Communication Progress”shpk.
Shoqëria shqiptare e JV fitues, “MC Networking” shpk, zotërohet 100% nga Endri Meksi, formalisht ish-ortaku dhe bashkadministratori me Olsi Ramën tek shoqëria PEGASUS COMMUNICATIONS shpk.
Bashkelidhur dokumentacioni lidhur me sa me siper.”