0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: I shqetësuar për vrullin e Gjermanisë në kërkim të krahut të punës

Kryeministri Edi Rama ishte në Verona të Italisë, në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantohen për herë të parë në stendën e “Open Balkan”.

Në fjalën e mbajtur bashkë me Presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiq dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama theksoi se kur vjen fjala për procesin e integrimit në BE, “ne jemi shumë të prirur të përmbushim detyrat dhe nuk do të kërkojmë përshpejtime artificiale”, por nuk la pa përmendur edhe një “shqetësim” të madh.

“Duhet të jemi shumë të mirë në detyrat tona të shtëpisë, por ka disa gjëra që duhet të ndryshojnë. Jemi të shqetësuar për vrullin që kanë vende si Gjermania në kërkim të krahut të punës. Është legjitime që ta bëjnë këtë, por edhe ne jemi në qendër të Evropës dhe do të diskutojmë edhe për këtë në takimin e majit”, deklaroi Rama.

Fillimi i një pune në Gjermani do të bëhet më i lehtë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Një projektligj i ri që synon t’i japë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Europës, parashikon ndër të tjera dyfshimin e kontigjentit nga Ballkanin Perëndimor, nga 25 mijë dhe 50 mijë punëtorë që do të lejohen të vijnë çdo vit. Reforma lehtëson pengesat kryesore për emigrantët nga jashtë vendeve të BE-së.

Ministri i Punës, Hubertus Heil, tha në një konferencë për shtyp në fund të marsit, se kontingjenti nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në 50 mijë vetë në vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img