6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Rama i painteresuar të flasë për mungesën e Kurtit në Takim, Kush deshi erdhi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë gjatë mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga ai.

Rama tha në një konferencë për media se ishin të ftuar të gjithë, raporton Gazeta Express.

“Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkoi në Greqi për një simpozium. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha më herët se Kurti e ka njoftuar Ramën se “nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img