Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë sot nikoqir i homologut të tij tiranas, Erion Veliajt.
Në takimin e mbajtur në ambientet e Komunës, Rama dhe Veliaj u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve shqiptare.
Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Rama:
Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua që sot, Çelësin e Qytetit të Prishtinës, ia ndaj kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Tirana dhe mikut tim të dashur e fort të çmuar, Erion Veliaj.
Me anë të këtij akti ne pohojmë se forcojmë dhe shtrëngojmë më tej aleancën tonë të palëkundshme dhe frymën e vëllazërisë e të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe vendeve tona, duke dëshmuar se jemi, e duam të mbetemi një.
Këtë çelës të Prishtinës, Erionit ia dhuruam si një simbol që thotë se kryebashkiaku i Tiranës në Kryeqytetin tonë është jo vetëm një mik gjithmonë i mirëpritur, por se tashmë ndodhet në shtëpinë e vet.