Site icon PrishtinaPress

Rama i dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim boksierin Robin Krasniqin, ku i ka dhuruar “Hyjneshën në Fron”.

Rama ka thënë se një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm”, ka shkruar Rama.

“Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja. Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!”.

Exit mobile version