4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama gjatë ditë së sotme i ka dhuruar “ Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. 

Bëhet e ditur se pas takimit të përbashkët në objektin e komunës, kryetari Rama i tha presidentit Gjukanoviq që ta ndjej vetën në Prishtinë si në shtëpinë e tij, raporton Zeri.info.

Ndërsa nga ana tjetër presidenti Gjukanoviq tha se ky çelës është një dhuratë e bukur simbolike për miqësinë mes dy vendeve. 

Presidenti i Malit të Zi, gjatë ditë ditës ka pasur fillimisht takim edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pastaj takimin e ka vazhduar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, presidenti Gjukanoviq tha se e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Gjukanoviq ka theksuar se vendi i tij mbështet dialogun politik që ekziston ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se beson se vetëm dialogu politik mund të çojë deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, është e rëndësishme që Kosovë të jetë konsistente në këtë proces politik.

Problemi politik i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar Gjukanoviq, nuk ka të bëjë vetëm me dy shtetet, por prek gjithë rajonin.

Kujtojmë se Presidenti Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës, ku gjatë ditës së sotme takoi edhe krerë tjerë institucionalë të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img