1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama, Haradinajt: Me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin, mund të jetë gjithçka po kurrë shërbëtor i Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ish-kryeministri Haradinaj po baltos njeriun që po e zhbllokon Kosovën me heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”, ka reaguar Rama në Twitter, përcjell Telegrafi.

Reagimi i Ramës ka ardhur pasi Haradinaj akuzoi Kurtin se ka bërë marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiqi për heqjen e taksës, duke thënë se Kurti është dorëzuar herët, ndërsa ka paralajmëruar veprime edhe më të këqija nga kryeministri i ri i Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img