12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Rama “godet” Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është për të ardhur keq” pritja që ai të reagonte pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, pasi dy shqiptarë luanin për helvetikët.

Rama në një konferencë për media sot, tha se ai s’është kryeministër i Zvicrës dhe se nuk është “aspak dinjitoze” që t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Këto komente i dha pasi u pyet se pse s’reagoi të premtën në mbrëmje, ashtu siç bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, për hir të së vërtetës”, tha Rama.

“Sepse është ekipi kombëtar i shtetit tjetër. Dhe do t’i fryeja zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk e bën gjënë e duhur”, shtoi ai.

Pak minuta pasi përfundoi ndeshja Zvicër – Serbi në Katar, Kurti postoi një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit, duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img