2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rama flet për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Perëndimin, thotë se “nuk është pishman për tradhtinë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për marrëdhëniet e shqiptarëve me Serbinë. Ai në promovimin e librit të Enver Hoxhajt, ka thënë se Serbia tani ndodhet mes dy zjarreve dhe se ai beson që Serbia duhet të mbajë distancë të mjaftueshme me Rusinë në mënyrë që Ballkani të mos përfshihet nga “flaka ruse”.

Ai thotë se Serbia është e varur nga Rusia në shumë aspekte dhe si e tillë nuk mund të pozicionohet haptas kundër saj.

“Ne nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet dhe do të bëjmë çmos që në këtë situatë kur Serbia është në situatë mes dy zjarreve, nga njëra anë presioni ndaj Rusisë, që lidhet me mundësinë që ka Rusia ta shtrëngojë Serbinë, pasi që e furnizon me gaz e naftë e shumë të tjera. Në anën tjetër me presionin e Perëndimit. Të shtyn sa më shumë në anën e një kuptimi të drejtë të asaj që çfarë duhet të presim nga Serbia. Kush pret nga Serbia që të hidhet në flakë për perëndimin nuk e di çfarë është kjo. Ajo nuk mundet, pasi nuk ka asnjë mundësi ta bëjnë këtë pasi përbëhet nga një popull ku 80% mendojnë se Putini ka të drejtë”, tha ai.

Tutje Rama shtoi se Kosova nuk është e detyruar t’i kthehet luftërave dhe se në rast që dikush “e detyron atë”, atëherë Shqipërinë e ka mbrapa.

“Por në anën tjetër besoj e kanë të qartë, që Serbia mund të qëndrojë në distancë nga Rusia që flaka e luftës mos të vijë këtu. Këtu është thelbi i tradhtisë sime, tradhti për të cilën nuk jam pishman. Mendoj se ne kemi vuajtur boll. Kur them ne, nuk them unë. Në radhë të parë Kosova ka vuajtur shumë, nga luftërat, flaka e shkatërrimet. Nuk ka nevojë më të shkojë në atë drejtim, përvec nëse e detyrojnë. E nëse e detyrojnë , e detyrojnë edhe Shqipërinë pasi ne jemi një. E për sa kohë nuk na detyrojnë, nuk kemi pse i shkojmë asaj rruge”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img