Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas homazheve në Prekaz, ka thënë se po kujtojnë sakrificën dhe luftën e UÇK-së, pasi fal tyre, sot gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin.
Rama fillimisht ishte te kulla e Jasharajve, ku edhe janë pritur nga Rifat Jashari e më pas vendosi kurora lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.
“Sot kemi ardhur me komunën e Prishtinës me i respektuar dhe çmuar vlerat me të cilat na ka lënë familja Jashari, të festojmë paqen të cilën e kemi trashëguar si rezultat i sakrificës së madhe të familjes së tyre….Edhe ne si institucion por edhe për shkak të datave 5, 6 dhe 7 për shkak të luftës së UÇK-së ne sot gëzojmë lirin e kemi shtetin, andaj kemi respektin më të madh. Ju urojmë festat të gjithëve, dhe shpresojmë që në të ardhmen të luftojmë edhe më shumë për paqen në shtetin tonë, vendin tonë dhe për paqen në botë”, tha ai.
Rama së bashku me përfaqësuesit tjerë të komunës, do të vazhdojë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë dhe Koshare.