9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Është koha që Serbia të përballet me vetveten

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është drejtuar gazetarëve pas pjesëmarrjes në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Temë e diskutimit në këtë konferencë ishte edhe Kosova e Serbia.

Me këtë rast, Rama tha se është koha që Serbia të përballet me vetveten.

“Të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi që është koha që Kosova ka humbur gjatë kohë me moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img