Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Edi Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj.
Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.
Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu edhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. /euronews.al