Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi
Në takim ka munguar presidentja Vjosa Osmani, ndërkohë që në veri tash e disa ditë situata mbetet e tensionuar.
Edi Rama pati reaguar dy ditë më parë kur Vuçiqi e vuri ushtrinë në gatishmërinë më të lartë, duke thënë se ushtria serbe ka ‘zero fuqi’ afër kufirit me Kosovën.
E pyetur sot nga gazetarët nëse do të takohet me Vuçiqin, presidentja Osmani tha se nuk ka plane për ta takuar.
Ndërkohë, Vuçiqi para gazetarëve tha se është mirënjohës ndaj SHBA-së, për vënien e sanksioneve ndaj Kosovës. /Reporteri