Site icon PrishtinaPress

Rama e quan unifikues, Kryekuvendari i ri thotë se do të bashkëpunojë me të gjithë

Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci, pasi morri këtë pozitë mbajti një fjalë rasti. Ai u zotua për bashkëpunim siç tha në të mirë të qytetarëve.

“Si kryesues me mbështetje do të angazhohen të kemi bashkëpunim secilin herë që ndërlidhen interesat tona për ta transformuar Kryeqytetin”.

“Zotohem se si kryesues në bashkërendim me gjithë asamblistët do t’i shtyjë përpara agjendën për qeverisje të mirë”, tha Bajçinovci.

E kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se Bajçinovci është unifikues siç e kërkon një pozitë e tillë.

“Puna e tij ka qenë e mrekullueshme, është i palodhur dhe keni pas rast me komunikuar me të. Në art, kulturë etj. ka qenë aktiv”.

“Si kryeses jam i sigurt se punët do të shkojnë më së mirë, është një njëri unifikues sepse kështu i duhet Kryeqyteti sepse ka shumë punë që po bëhen. Kemi projekte që janë në vazhdimësi dhe ka edhe projekte tjera që na presin”, tha Rama.

Më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike

Exit mobile version