Site icon PrishtinaPress

Rama e pret ministrin izraelit, flasin për bashkëpunimin në turizëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.

Ata biseduan për bashëpunimin mes dy vendeve.

“Biseduam për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, të shpeshtojmë vizitat reciproke në shtetet tona dhe forcim të marrëdhënieve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Katz bashkë me Ramën shëtitën nëpër kryeqytet, ku i pari i Prishtinës ia prezantoi atij kulturën dhe historinë e vendit.

Ministri izraelit i Turizmit i cili po qëndron për vizitë në Kosovë do të pritet në takim gjatë ditës edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Exit mobile version