Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e ngrohjes me energji diellore.
Rama e ka quajtur këtë projekt si më të madhin në rajon.
“Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore
Sot, bashkë me përfaqësuesin e Kfë, z. Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo.
Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin
Faleminderit partnerëve tanë, Kfë ???????? dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt” shkruan Rama në njoftim./Prishtinapress/