4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Dua të jem një katundar i pabezdisshëm dhe i padukshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar planet e tij për të ardhmen.

Në podcastin e tij, ku mysafir kishte këngëtari Alban Skenderaj, kryeministri shqiptar ka thënë se pasi të mbyllë kapitullin e politikës do të vendoset në fshat.

Ai ka thënë se dëshiron të jetë një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm.

“Pas dy dekadash e kam thënë. E shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit, të krijuarit të gjërave përmes të folurit, të dëgjuarit. Dua të jem një katundar pa pretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm, por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër aty”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img