Ajo që pritjes ndodhi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama uron presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trum, pak kohë pas deklaratave të forta kundër zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa sot kreu i ekzekutivit shqiptar kërkon një forcim të marrëdhënieve dypalëshe edhe pse sipas tij humbi një mike e madhe si Hillary Clinton.
Reagimi i Ramës
Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.
Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane