Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se ka zhvilluar takim me presidentin kosovar, Hashim Thaçi në kuadër të tryezës së Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor.
Dyshja po qëndrojnë në Gjenevë të Zvicrës në takimin dyditor të liderëve nga vende të ndryshme, ku po diskutohet gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm.
Ky takim i liderëve në Gjenevë vjen pas dialogut aktual mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.