Site icon PrishtinaPress

Rama- delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përmendur Kosovën në një debat me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, ndërsa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Ai i ka nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus, derisa u ka thënë se sado që të përpiqen, Kosova është e pavarur.

Këtë reagim kryeministri shqiptar e ka bërë gjatë kryesimit të seancës speciale të thirrur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.

Ai ka thënë para të pranishmëve, se Rusia është përpjekur shumë herë, të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor.

“Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë. Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”, ka thënë ndër të tjera.

Po ashtu, Rama është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vulosur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por sipas tij kjo nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.

 

Exit mobile version