Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë sot nga zyra e tij në selinë e qeverisë, ndërsa përballë godinës qytetarët protestojnë në çadrën e ngritur nga organizatorët e Partisë Demokratike.
Gjatë ditës së djeshme Rama nuk doli fare në “lojë” pasi ishte në kthim nga Prishtina ku mori pjesë në 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Më në fund doli nga vrima e miut ku ishte fshehur!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook ku ka postuar një foto të montuar me Ramën.
