Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lënë sot në orën 06:00 ambientet e Reanimacionit të QSUT-së.
Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje ditën e djeshme për heqjen e apandesitit akut përmes laparaskopisë.
Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Në një deklaratë për media, Shefi i Kirurgjisë në QSUT Arben Gjata u shpreh se gjendja post operatore e kryeministrit ishte stabël duke shtuar se ai mund të rikuperohet plotësisht për 3 ditë./PrishtinaPress/