0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rama deklarohet për vrasjen e 25-vjeçarit: E pafalshme, por s’ka lidhje me policinë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim publik, lidhur me vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

“Pamundësia fizike për të qenë këtu fizikisht, ma imponoi shtyrjen e këtij mesazhi. Në këtë mesazh nuk mund të mbeten pa prekur ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme.

Në radhë të parë jeta e humbur nga akti fatal i eefektivit. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjnne e të ndjerit. Jam prekur pa masë nga përulësia e babait.

“Ne duam drejtësi jo zhurmë politike”, tha ai. Dua punblikisht t’ja shpreh familjes ndjesën dhe dhimbjen e thellë për humbjen e patregueshme. Përveç fjalëve të ndjesës, drejtësisë për ngjarjen, asgjë tjetër nuk mbetet fatkeqësisht pas një jete të humbur befasisht.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme. Por pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri, arma ishte e shtetit. Prandaj dhe ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes dhe ndëshkimit të autorit.

Autori i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet në paanësi të plotë. Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm dhe krejt i paarsyeshëm, por është drejtësia që ka barrën e fjalës së fundit.

A është kjo ngjarje e shkëputur nga vija e sjelljes së policisë së shtetit? A ka qenë vërtet policia e prirur të tejkalojë të drejtën e përdorimit të forcës, sikurse u akuzua nga zoti president i Republikës? A janë drejtuesit e policisë apo dhe Ministri i Brendshëm të lidhur me krimin?

Drejtësisë i duhet koha e saj. Tragjedia e asaj nate ishte e pafalshme, por pa asnjë lidhje me punën e policisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img