Site icon PrishtinaPress

Rama deklarohet pas takimit me ministrin Aliu, tregon si mbeti çështja e mbeturinave

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas takimit që patën kryetarët e komunave me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu.

Rama konfirmoi se janë dakorduar që menaxhimi i mbeturinave t’u takojë komunave.

“Diskutuam për strategjinë për menaxhimin e integruar të mbeturinave sot në një takim me kryetarët e komunave dhe ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, z.Liburn Aliu. Shprehëm domosdoshmërinë e Decentralizimit të Shërbimit të Shpërndarjes së Mbeturinave. Në këtë takim u reflektua dakordësia e institucioneve e organizatave që komunat të vetmenaxhojnë mbeturinat”, shkruan Rama.

Ai tha se janë të lumtur që si kryeqytet të kontribuojnë në hartimin e kësaj strategjie, e cila, sipas tij, do të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave.

Exit mobile version