Site icon PrishtinaPress

Rama bën operacion urgjent, shefi i Kirurgjisë flet për gjendjen e kryeministrit

Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një dalje për mediat ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë për heqjen e appendistit.

‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.’– tha Gjata.

‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata./PrishtinaPress/

Exit mobile version