“Italia gjithmonë ka dënuar dhe vazhdon të dënojë të gjithë aktet e dhunës. Ne punojmë për paqen dhe stabilitetin e atij rajoni. Unë fola personalisht me kryeministrin e Kosovës Kurti, me presidentin serb, Vuçiq, i ftova të gjithë për një zgjedhje që të jetë ajo e paqes, dialogut që të ndalojnë çdo veprim. I pohova se Italia është e gatshme dhe fola me ministrin Crosetto që të vlerësojnë hipotezën e një përforcimi të dispozitivit KFOR për të shmangur incidente të reja dhe viktima të reja…. Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e presidentit Borrell të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci dhe besoj se është e drejtë që puna e Bashkimit Evropian të jetë gjithmonë e më shumë efikase”, theksoi Tajani.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, së bashku me një delegacion të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. Dje, në nisje të vizitës, Rama u takua me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, ndërsa sot, u mbajt takimi i Komitetit të Përbashkët për Investimet, çështjet ekonomike dhe sociale, Shqipëri-Itali.