9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Rama batuta në podcast me kryebashkiaken e Durrësit: Sa herë të ka thënë burri lëre këtë punë

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është e ftuara e radhës në podcastin e Kryeministrit Rama.

Rama ka publikuar në rrjete sociale një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën.

Kreu i qeverisë me batuta i thotë Sakos se sa herë i ka thënë burri që ta lërë këtë punë, por kryebashkiaja thotë se e ka paralajmëruar që para se t’i futej rrugës së politikës.

Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.

Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha

Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.

Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?

Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.

Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.

Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img