1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Bashkësia ndërkombëtare nuk arrin ta kuptojë as ta justifikojë qasjen e Albinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë për të arritur marrëveshje me Serbinë.

Rama në një lidhje direkte për “Euronews”, ka deklaruare se plani franko-gjerman është oferta më e mirë për të përfunduar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.


“Unë i kam dhënë opinionit e mija dhe ajo qe shumëkush nga ata që komentojnë dujke ju hakërryer, ankuar apo duke ju shprehur ndenja negative, miqve, partnerëve, aleatëve tanë, është se ndërkohë që flasim ndryshe nga të gjitha herët e shkuara, Kosova e ka në tryezë ofertën më të mire të mundshme për të ardhmen e saj. E ka planin franko-gjerman të cilin është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët të parët, të interesuarit që duhet ta shtyjmë që përpara deri në fund, duke këmbëngulur për tryezën, duke këmbëngulur për ta shfrytëzuar këtë potencial të madh të aleancës dhe bashkësisë euro-atlantike, që ta detyrojmë Serbinë që ta pranoj planin franko-gjerman”, ka thënë ai.

Ai tha se ky plan i hap rrugë Kosovës për të ardhmen më të mirë dhe për të fituar një ulëse në Kombet e Bashkuara.


“Që do të thotë praktikisht hapja përfundimtare e hapjes së rrugës së të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të gjithë dhe të ulur në ulësen e vet në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Rama komentoi edhe qasjen e institucionet të Kosovës karshi kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

“Janë të lidhur me faktin që thashë më parë. Bashkësia euro-atlantike që do të thotë BE-ja me mbështetjen aktive të SHBA-së, e kanë sjellë një proces shumë të vështirë në një pikë të shumëpritur për shqiptarët dhe Kosovën, dhe pas të cilës Kosova, Qeveria e Kosovës, Albin Kurti duhet të kapen fort për t’ia dal që ta hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar të nga hija mosnjohjes Nga gjysma e botës dhe t’ia dalin që më në fund t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Bashkësia euro-atlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë, e as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës, e as qasjes së kryeministrit , Albinit që është një qasje dikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim disa vite përpara dhe sikur ky proces të mos kishte ndodhur”, deklaroi më tutje Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img