Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje shumë të madhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai renditi punën kolosale, sipas Ramës, që ka bërë deri më tani Shqipëria. E për rrjedhojë, Shqipërisë nuk mund t’ia pengojë asnjë shtet për interesa politike, integrimin në familjen Europiane.
“E qartë asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon dot Shqipërinë në anëtarësimin në VBE, përkundrazi Shqipëria jo vetëm që do e bëjë përafrimin e legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt sesa më i shpejti e ka bërë më parë dhe bujarisht do të ndihmojë edhe Kosovën, por askush nuk e pengon dot që ta nis ndërvendosjen të të gjithë trupit ligjor të Bashkimit Europian”, u shpreh ai.
Këtë arritje për të cilin tha se është shumë krenar do ua shpalosë liderëve Europian në Bruksel, si një kartolinë për festat e fund vitit.
“Në 13 dhjetor në Bruksel, bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen e legjislacionit tonë të masave e legjislacionit të BE”, përfundoi Rama.