1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama arrin në selinë e LVV-së, pritet takimi me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar takimet me liderët politikë në Kosovë.

Pas takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, Rama tashmë ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Rama pritet të takojë edhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img