Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në lidhje me zjarret që janë përkrahur kohëve të fundit.
Rama ka thënë se kryeqyteti po përballet me një numër të lartë zjarresh në hapësira fushore dhe malore.
Sipas tij, vetëm në 12 orët e fundit, kanë pasur 16 raste, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar me humbje jete.
“Alarm për zjarret në Kryeqytet! Ditëve të fundit, Kryeqyteti po përballet me një numër të lartë zjarresh në hapësira fushore dhe malore.
Vetëm në 12 orët e fundit kemi pasur 16 raste, njëri prej të cilëve fatkeqësisht ka përfunduar me humbje jete.
Apelojmë për kujdes maksimal!
Mos ndizni zjarre në natyrë.
Për çdo rast urgjent, lajmëroni menjëherë në numrat e Kryeqytetit:
Siguria është përgjegjësi e të gjithëve!” – ka shkruar Rama.