0.9 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rama akuzoj kryesuesin e Kuvendit për heqjen e dy pikave nga agjenda, Kupina reagon menjëherë përmes një postimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në një seancë të Kuvendit Komunal të thirrur më 24 maj në mënyrë të njëanshme nga kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina, janë hequr nga rendi i ditës dy pika, raporton PrishtinaPress.

Rama tha se kjo përbën shkelje ligjore dhe në mbledhjen e radhës të Komisionit për Politikë dhe Financa do t’i propozojë vetë ai këto dy pika.

Por, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal Fehmi Kupina, i cili përmes një postimi në Facebook shkroi se tendeca e Kryetarit Rama, për viktimizim dhe fajësim të të tjerëve është rezultat i rritjes së presionit qytetarë ndaj dështimit dhe mos punës së tij.

Postimi i plotë i kryesuesit Kupina:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Ju njoftoj se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës qysh në mbledhjen e kaluar të Komitetit për Politikë dhe Financa i kam njoftuar anëtarët e ekzekutivit për datat e mbajtjës së mbledhjes së radhës së Kuvendit Komunal. Gjithashtu i kam njoftuar për afatet ligjore për dërgimin e materialeve dhe propozimeve për pika të rendit të ditës.
Me përgjegjësi maksimale deklaroi se deri dje në ora 16:00 kur është bërë thirrja për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, në zyren e Kryetarit të Kuvendit Komunal, as në formë fizike e as elektronike, nuk është dorëzuar asnjë material për Planin Urbanistik për lagjen Kalabria. Për më tepër, as sot, as tani, nuk kemi asnjë material për këtë çéshtje.
Sa i përketë pikës së rendit të ditës për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), ajo ka qenë pjesë e rendit të ditës në thirrjen për seancë, mirëpo pas verifikimit të marerialit është konstatuar se linku i paraqitur nuk është funksional dhe këshilltarët komunal e kanë të pamundur qasjen në materiale. Kemi kërkuar nga ana e propozuesve funksionalizimin e linkut, por kjo nuk ka ndodhur dhe jemi detyruar ta largojmë si pikë të rendit të ditës.
Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Statuti i Komunës së Prishtinës janë shumë të qartë: materialet për mbledhje të Kuvendit Komunal duhet dërguar këshilltarëve komunal së paku shtatë ditë pune më herët. Si Kryesues i Kuvendit Komunal jam i obliguar t’i respektoj në përpikëri normat ligjore. Koha e paligjshmërisë në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka mbaruar.
Tendeca, tashmë e njohur e Kryetarit Rama, për viktimizim dhe fajësim të të tjerëve është rezultat i rritjes së presionit qytetarë ndaj dështimit dhe mos punës së tij. Bllokimi i Kalabrisë për më shumë se dy vite ka vetëm një fajtor dhe ai është Përparim Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img