3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet, në asnjë mënyrë kërcënim për ekosistemin

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk bien dakord me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës që të mos i shqetësojë.

Në ceremoninë e shpalljes së Vjosës Park Natyror, Rama ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet, teksa ka theksuar se është një vlerë e shtuar dhe në asnjë rast nuk është kërcënim për ekosistemin.

“Këtu më thanë që është dikush që vazhdon e na cibisë me zogjtë e Aeroportit të Vlorës: Do t’i lutesha shumë që të mos e bëjë më këtë punë. Ne jemi një forcë qeverisëse që kemi rritur nivelin e mbrojtjes së vendit aty ku nuk ka qenë kurrë nga pikëpamja natyrore. Për Aeroprotin e Vlorës i kemi bërë të gjithë konsultat, të gjitha studimet dhe tani që tigrin e Vjosës e garantuam që nuk do të shkojë tek dentisti për t’i prerë dhëmbët dhe për t’u bërë mace, do t’i lutesha shumë kujtdo që është këtu që na shqetëson me letra dhe me transformime dhe me devijime faktesh lidhur me Aeroportin e Vlorës, të mos na shqetësojë. Aeroporti i Vlorës është në ndërtim, do të ndërtohet në të gjitha rastet dhe do të jetë një vlerë e shtuar dhe në asnjë mënyrë kërcënim për ekosistemin sepse e kemi ridiskutuar me të gjithë nivelet dhe me të gjithë ekspertët. Është një dosje e tërë sa një mal për prcesin e Aeroportit të Vlorës. Vlorën e egër do ta ruajmë bashkë, por nuk duhet t’i bëjmë dhe njerëzit e egër, kështu që duhet të bëjmë një kombinim midis egërsisë së natyrës dhe zbutjes së njerëzve”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img