Site icon PrishtinaPress

Rama: Adem Jashari ra heroikisht për atdhe, gjuhë e flamur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar qëndrestar të madh komandantin Adem Jashari.

Në rubrikën e tij “Amarcord” në profilin e vet në “Facebook”, Rama ka thënë se Adem Jashari ra heroikisht për atdhe, gjuhë e flamur.

“Nesër, ditën kur përkujtohet ngadhënjimi i mësimdhënies së gjuhës shqipe, pjesë e meditimit për udhën e mundimshme të shkronjave të identitetit tonë kombëtar, në përvjetorin e rënies së tij dëshmor, është edhe qëndrestari i madh Adem Jashari, i cili ra heroikisht, për atdhe, gjuhë e flamur”, ka thënë Rama.

Exit mobile version