Site icon PrishtinaPress

Rama: 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë arritur 100 biçikleta të reja, të cilat do të përdoren për transport publik,

Rama ka thënë se së shpejti do të fillohet me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen, derisa ka thënë se në të njëjtën kohë po krijohen shtigje të reja për biçikleta.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njejtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt????️. Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, ka thënë Rama.

Exit mobile version