Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq serbëve kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje. Ai nga atje ka thënë se është në kontakt me Beogradin zyrtar, raporton Gazeta Express.
Rakiq, i rrethuar nga protestuesit serbë ka thënë se është reaksion dhe jo aksion vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.
“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh ate çka të pelqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”, tha Rakiq.
Ai deklaroi se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
“Kam tentuar të flas me Lajçakun por s’kemi marrë pergjigje. Jemi në kontakt me Beogradin”, tha Rakiq.