Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë i kanë përcjellë sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg siç thonë ata s”shqetësimin e komuniteti serb për shkak të situatës aktuale, si dhe gatishmërinë e tyre për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura në mënyrë paqësore përmes dialogut”.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq i tha Tanjugut se përfaqësuesit serbë e kanë informuar sekretarin e NATO-s i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë, për situatën aktuale në veri të Kosovës.
“Jemi pajtuar rreth asaj se KFOR-i të jetë garantues i paqes dhe stabilitetit dhe se kështu të mbetet edhe më tej”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë, me ndërmjetësim të BE-së, në format tjetër.
Ai nuk ka thënë asgjë se kur do të rrënohet muri në Mitrovicë.
Në takim me shefin e NATO-s ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ministrit Dalibor Jevtiq dhe kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq.