Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka planifikuar një takim urgjent sot me përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, në zyrën e tij, transmeton Indeksonline.
Tema e takimit thuhet të jetë gjendja e sigurisë në Kosovë, respektivisht në Mitrovicë pas vrasjes së Liderit të Iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.