Site icon PrishtinaPress

Rakiq: Njësia Speciale të tërhiqet në jug të Ibrit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar që forcat speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen në jug të Ibrit.

Rakiq ka kërkuar gjithashtu që “KFOR-i si pjesë e mandatit të saj, të ofrojë siguri për njerëzit, jo për njësitë speciale të policisë”.

Në Zveçan për momentin situata është e qetë.

Grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë në të tria komunat.

Exit mobile version