Site icon PrishtinaPress

Raketat ruse godasin qytetin ukrainas, 1 i vdekur dhe 15 të plagosur

Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug) pas mesnate , duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftojnë autoritetet.

“Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich përmes Twitter.

” Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”.

Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit . “Deri më tani kemi marrë informacione për 15 të plagosur dhe një të vdekur”, tha Vitaly Kim, kreu i komandës ushtarake rajonale.

Mykolayiv ndodhet në Detin e Zi , rreth 170 kilometra nga Krimea, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Forcat ruse e kanë goditur vazhdimisht qytetin që nga pushtimi i territorit ukrainas në shkurt 2022./PrishtinaPress/

Exit mobile version