Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar armë, pajisje ushtarake, si dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.



