1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Raka qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër COVID-19 edhe nëse ju përshkruan mjeku

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar koronavirusin.

“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai në ‘Edicionin Special’ në Klan Kosova.

“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar koronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, shtoi Raka.

Mikrobiologu theksoi se varianti ‘Delta’ përhapet 1 mijë herë më shpejt tek njerëzit.

“Kemi të bëjmë me një variant i cili është shumë më i transmetueshëm dhe i cili ka qarkulluar nepër shumë shtete të Evropës disa javë më herët dhe është pritur se do të vjen edhe në Kosovë. Varianti “Delta” është më i transmetueshmi deri më sot. Përqendrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person”, u shpreh ai në ‘Edicionin Special’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img