Site icon PrishtinaPress

Rajoni i Prishtinës përballet me reduktime të ujit, shkak reshjet e shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në Kanalin e Iber Lepencit pas reshjeve të dendura gjatë tërë ditës, ka reduktime.

Sipas njoftimit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00, përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjes “Dardania”.

“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në Kanalin e Iber Lepencit pas reshjeve të dendura gjatë tërë ditës, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm. Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7. Ua kujtojmë që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër Lepenc”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version