Site icon PrishtinaPress

Rahoveciani kërcënon vëllain me thikë

Të dielën rreth orës 13:00 në Rahovec një burrë ka kanosur me thikë vëllain e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima nuk kishtë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari raportohet të jetë me probleme shëndetësore të shëndetit mental.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është me probleme shëndetësore mentale, i cili e kishte kanosur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, mirëpo viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë./PrishtinaPress/

Exit mobile version