3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rahoveci vlerëson dëmet që shkaktoi breshëri i 12 shtatorit

Pas reshjeve të shiut dhe breshëritë të datës 12 shtator, kryetari i Komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ky komision ka për detyrë që të dalë në teren , të bëjë ekzaminimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore shiu dhe breshëri në Komunën e Rahovecit.
Komisioni ka për detyrë që pas nënshkrimit të dalë në teren dhe vlerësimet ti bëjë në mënyrë profesionale, të drejtë dhe të hartoj raport me shkrim.
Komisioni i formuar ka këtë përbërje: Nysret Shala , kryesues nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hamit  Makshana anëtar nga Shoqata e Vreshtarëve, Sylejman Bala anëtar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img