Site icon PrishtinaPress

Rahoveci nderon me çmimin “Qytetar Nderi”, ish-kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se komuna e Rahovecit ka nderuar me çmimin “Qytetar Nderi”, ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko.

Haradinaj për Majkon thotë se ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm.

“Qytetarët e Rahovecit, njerëz punëtorë e të urtë, asnjëherë nuk iu nënshtruan okupimit, por u bënë prijës të shumë organizimeve për liri, rrugë e cila nuk ishte aspak e lehtë”, shkruan tutje Haradinaj në Facebook.

Çmimin ia dorëzoi kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Exit mobile version