Në Rahovec është arrestuar një grua, nën dyshimin se të hënën ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia përmes raportit.
“Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt” , thuhet në raport.