Një person është plagosur në dorë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në Rahovec.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa për rastin nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të panjohur, transmeton Klankosova.tv
Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.