0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rahovec: Në 26-vjetorin e përjetësimit, kujtohet Shejh Myhedini 

Në 26-vjetorin e përjetësimit të Shejh Myhedinit, i cili më 21 korrik 1998 u ekzekutua nga forcat serbe pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, njofton se u bashkuan që ta nderojnë një figurë të ndritur të historisë së Rahovecit e më gjerë, e cila do të kujtohet gjithmonë, edhe si një prijës i respektuar fetar, si patriot dhe si Hero i Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi shprehet se Shejh Myhedin Shehu është shembulli më i mirë i një prijësi fetar të devotshëm, i një atdhetari dhe mbrojtësi vetëmohues i të gjithë atyre që e donin dhe i besonin deri në ditën e përjetësimit, më 21 korrik.

“Sot, nderuam edhe 116 martirët e rënë në korrikun e nxehtë të 98-tës, në tempullin fetar dhe kudo në Rahovec. I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Shejh Myhedin Shehut dhe martirëve të rënë, të cilët u pavdekësuan përgjithmonë, duke lënë pas vetes dhimbje dhe mall të pashuar, njëkohësisht nder dhe krenari, si dhe kujtime të pashlyeshme në kujtesën e brezave! Lavdi!”, shkroi tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img