Site icon PrishtinaPress

Rahovec: Dy burra deklarojnë se janë sulmuar me armë nga dy persona të maskuar e me uniforma ushtarake

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë së mërkurës në Rahovec.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Siç njofton policia, dy burra kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake.

Organet e rendit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Nuk raportohet për të lënduar.

Exit mobile version